Bodrumi i pallatit në Astir kosh mbeturinash e minjsh, shëndeti i banorëve në rrezik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.05.2025, 11:58

Një situatë shqetësuese është raportuar nga banorët dhe bizneset në rrugën “Loni Ligori” në zonën e Astirit, ku një bodrum i braktisur është kthyer në rrezik të madh për shëndetin publik.

Sipas denoncimeve të qytetarëve, bodrumi është i hapur dhe i pambikëqyrur, ndërsa brenda tij janë grumbulluar mbetje, kafshë të ngordhura dhe brejtës që lëvizin lirshëm nëpër rrugë dhe futen në ambientet e bizneseve përreth.

Banorët thonë se kjo zonë është lënë në harresë dhe, pavarësisht ankesave të shumta në Bashki, nuk është marrë asnjë masë për pastrimin apo izolimin e hapësirës.

“Nuk ka administrator dhe askush nuk merr përgjegjësi. Kemi frikë për shëndetin tonë dhe të klientëve”, shprehen qytetarët për JOQ.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për pastrimin e zonës dhe mbylljen e bodrumit, për të shmangur rrezikun e përhapjes së sëmundjeve dhe ndotjes së mëtejshme të mjedisit.

Denoncimi i qytetares:

Përshendetje JOQ Gjëndja këtu në Astir në rrugën Loni Ligori ështe e jashtzakonshme. Ne si biznes jemi të shqetësuar sepse çdo ditë po na futen brënda dhe duke levizur lirisht nëpër ambiente gjë që mund të jetë dhe një vatër sëmundjesh. Gjendja ne goninen posht eshte lene ne harrese dhe eshte bere grumbull mbeturinash dhe kafshe te ngordhura. Kemi bere ankese por skane marre asnje mase. Ju lutem publikojeni. Bodrumi eshte I hapur. Jane ne bodrum dhe dalin neper rruge dhe na futen brenda ne biznes

Nuk e dime kush e ka, ska asministrator pallati. Kemi bere ankesa ne bashki por nuk vjen njeri

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit