Njësia Speciale ndërhyn në Veternik pas bllokimit të rrugës nga protestuesit kundër vendimit të ZRRE-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.05.2025, 11:20

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës kanë mbërritur në hyrje të Prishtinës nga Veterniku, ku është bllokuar rruga nga protestues të shumtë, përfshirë përfaqësues të bizneseve dhe qytetarë.

Protesta, e paralajmëruar më herët, ka nisur sot në orën 10:00 si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili obligon ndërmarrjet të dalin në tregun e lirë të energjisë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një prani të konsiderueshme të automjeteve të rënda si kamionë, të parkuar në mënyrë strategjike për të ndalur qarkullimin, si dhe forca policore të angazhuara për menaxhimin e situatës.

Përfaqësues të bizneseve janë shprehur të indinjuar me vendimin e ZRRE-së, duke theksuar se dalja në tregun e lirë do të rrisë ndjeshëm kostot e operimit dhe do të rrezikojë funksionimin e shumë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Policia e Kosovës po monitoron nga afër situatën për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, ndërsa nuk raportohet për përplasje deri në këtë moment.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit