Një apel për dhurim gjaku ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Një 56-vjeçar i shtruar në repartin e Kirurgjisë në spitalin Rajonal të Korçës ka nevojë për gjak 0 negativ pasi duhet t'i nënshtrohet amputimit të këmbës për shkak të diabetit.
56-vjeçari, i cili është vëllai i Melisa Trëndafilit(gruas që u dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti) vuan nga diabeti dhe me përkeqësimin e gjendjes, mjekët kanë rekomanduar amputimin e këmbës.
Kushdo që ka mundësi të paraqitet në spitalin e Korçës ose të kontaktojë me motrën e tij.
Apeli i familjes:
Familja jonë po përballet me një situatë tepër të vështirë. Vajza ime, prej 9 muajsh ndodhet në spitale, si pasojë e një akti kriminal të rëndë — iu vu zjarrin në shenjë hakmarrjeje sepse nuk pranonte divorcin. Paralelisht, vëllai im i vetëm (pasi dy të tjerë i kemi humbur në moshë të re) ndodhet aktualisht në repartin e Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe ka nevojë urgjente për gjak të grupit 0 negativ, për të kryer një ndërhyrje në këmbë si pasojë e diabetit.
Kërkojmë me përulësi ndihmën tuaj për dhurim gjaku. Dhurimi kryhet pranë Bankës së Gjakut në Spitalin Rajonal Korçë.
Çdo dhurues i mundshëm me grupin 0 negativ mund të shpëtojë një jetë. Ju lutemi, vini dorën në zemër dhe na ndihmoni në këtë moment të vështirë, ashtu si për të afërmit tuaj.
Faleminderit nga zemra kujtdo që e merr në konsideratë këtë thirrje.
0699940745 Ana