Akullnaja e shembur ‘varros’ fshatin zviceran, baltë dhe shkëmbinj kudo

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.05.2025, 10:23

Një katastrofë natyrore ka goditur Zvicrën jugore, ku një pjesë e madhe e Akullnajës Birch u shkëput dhe shkaktoi një ortek masiv akulli, balte dhe shkëmbinjsh që përfshiu fshatin alpin Blatten, në kantonin Valais. Autoritetet kishin urdhëruar evakuimin e rreth 300 banorëve dhe bagëtive në fillim të muajit, si masë paraprake sigurie, për shkak të shenjave të përshpejtuara të lëvizjes së akullit.

Policia lokale konfirmoi se një burrë 64-vjeçar rezulton i zhdukur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po përdorin dronë me kamera termike për të kontrolluar zonën.

"Rreth 90% e fshatit është i mbuluar ose i shkatërruar. Kjo është një katastrofë e madhe për Blatten-in", deklaroi Stephane Ganzer, kreu i sigurisë në Valais.

Moment Swiss village is buried, with 'many homes' destroyed by massive glacier

Pamjet dramatike të shpërndara në rrjetet sociale dhe në televizionin zviceran tregojnë rrëshqitjen masive që ka zhytur shtëpi dhe ndërtesa nën shtresa llumi dhe mbetjesh. Rrjedha e ortekut përfshiu gjithashtu shtratin e lumit Lonza, duke shkaktuar bllokim të rrjedhës dhe rritje të rrezikut për përmbytje të mëvonshme.

Ministri zviceran i Mjedisit, Albert Rösti, gjatë një konference për shtyp e quajti ngjarjen një “katastrofë të jashtëzakonshme”, duke theksuar se qeveria do të ndihmojë familjet që kanë humbur shtëpitë e tyre.

Mud and rock buries evacuated Swiss village after glacier collapse, one person missing | CNN

Rrëshqitja ndodhi pas disa ditësh paralajmërimesh nga glaciologët, të cilët kishin raportuar rritje të ndjeshme të lëvizjes së akullnajës mbi fshat. Ushtria zvicerane u mobilizua në terren për të ndihmuar në operacionet e kontrollit dhe shpëtimit.

Ngjarja e rëndë ka thelluar shqetësimet për pasojat e ngrohjes globale, që sipas shkencëtarëve po çojnë drejt shkrirjes dhe tërheqjes së përshpejtuar të akullnajave në Alpe. Zvicra, vendi me më shumë akullnaja në Europë, ka humbur 4% të vëllimit të akullnajave vetëm në vitin 2023, pas një humbjeje rekord prej 6% në 2022.

Birch glacier collapse: Swiss mountain village destroyed by rockslide

Shkencëtarët paralajmërojnë se ngjarje të tilla, që dikur ishin të rralla, mund të bëhen më të shpeshta dhe më të rënda në vitet e ardhshme, nëse ndryshimet klimatike nuk trajtohen me masa të forta dhe të menjëhershme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit