Barometri i BE-së: Ngritja e çmimeve dhe papunësia, shqetësimet kryesore në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.05.2025, 09:16

Sipas Barometrit Standard të Bashkimit Evropian për pranverën e vitit 2025, vetëm 18 për qind e qytetarëve të Kosovës vlerësojnë se situata ekonomike në vend është e mirë dhe se kanë pritshmëri se gjendja përgjatë 2025-ës do të ndryshojë.

Në pyetjen: Si do ta vlerësoni situatën aktuale ekonomike në Kosovë, 60 për qind e të ankëtuarve e kanë konsideruar, si shumë të keqe.

Të dhënat e këtij hulumtimi tregojnë se ekonomia, papunësia dhe kostoja e jetesës janë ndër shqetësimet më të theksuara të qytetarëve.

Rritja e çmimeve dhe inflacioni përmenden në mënyrë të përsëritur si problemet më të mprehta që ndihen në jetën e përditshme.

Kur janë pyetur për çështjet më të rëndësishme me të cilat po përballet Kosova aktualisht, shumica e qytetarëve i kanë renditur pikërisht këto sfida ekonomike, duke reflektuar pasigurinë dhe vështirësitë që përjetojnë.

Megjithatë, matja e opinionit publik tregon se niveli i besimit në institucionet vendore është më i lartë sesa në ato të Bashkimit Evropian.

Edhe pse institucionet e BE-së shihen me më pak besim, perceptimi për vetë Bashkimin Evropian mbetet shumë pozitiv: plot 89 për qind e të anketuarve kanë një mendim të mirë për BE-në.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit