Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”, ku një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Viktima, Fatmir Hasani, 59 vjeç, po ecte në këmbë kur u godit nga mjeti. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal të Kurbinit, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital për shkak të plagëve të rënda.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pa dhënë ndihmën e parë dhe pa njoftuar autoritetet. Policia është vënë në ndjekje për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa kamerat e sigurisë në zonë pritet të ndihmojnë në identifikimin e mjetit të përfshirë.