I vodhi çantën, studenti i kërkon që t’ia kthejë mbrapsht: Kisha laptopin dhe dokumente brenda!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.05.2025, 23:43

Një student nga Tirana ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast që e ka lënë pa materialet e vitit akademik. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme përballë xhamisë “Dine Hoxha”, te hyrja e Albanian University në rrugën e Kavajës.

Sipas tij, një person i ka marrë pa dijeni çantën e tij që e kishte lënë te hyrja e universitetit, ndërkohë që ai ndodhej në sekretarinë e fakultetitit. Në pamjet filmike që ka siguruar vetë studenti, shihet një individ teksa largohet me çantën në dorë vetëm disa metra nga vendi ku ishte lënë.

“Çanta ime është Puma, e zezë, e grisur te doreza dhe ishte plot me projekte dhe dokumente për shkollën. Brenda ndodhej edhe laptopi im Apple”, shprehet i dëshpëruar studenti.

Ai bën apel që personi në fjalë t'ia kthejë mbrapsht çantën. “Nuk po kërkoj telashe. Thjesht dua gjërat që më duhen për të vazhduar studimet. Është shumë fyese për një student të humbasë gjithçka në këtë mënyrë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit