Një nënë shqiptare është gjobitur nga autoritetet gjermane pasi udhëtoi me fëmijët e saj nga Gjermania në Shqipëri, duke i shkëputur ata nga shkolla pa leje. Ngjarja u zbulua gjatë një kontrolli në aeroportin e Memmingen-it, ku policia kufitare konstatoi shkeljen e detyrimit shkollor.
Policia gjermane bëri të ditur se 35-vjeçarja do të përballet me një gjobë të konsiderueshme. Rasti i saj do të kalojë për trajtim tek autoritetet vendore të zonës ku banon, të cilat do të vendosin shumën përfundimtare të gjobës.
Sipas autoriteteve në Gjermaninë Jugore, gjobat për shkeljen e detyrimit shkollor variojnë zakonisht nga 200 deri në 800 euro, por në raste të veçanta mund të shkojnë deri në 1000 euro.