Turqia vendos gjobë 70 euro për pasagjerët që ngrihen nga vendi para kohe në avion

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.05.2025, 19:45

Turqia ka miratuar një rregull të ri që parashikon gjobë për pasagjerët që ngrihen nga vendi para se të fiket sinjali i rripit të sigurimit pas uljes së avionit. Masa vjen si pjesë e një përpjekjeje për të rritur sigurinë dhe për të shmangur incidentet gjatë zbarkimit.

Sipas Autoritetit Turk të Aviacionit Civil (CAA), çdo pasagjer që ngrihet nga vendi pa leje do të gjobitet me 70 dollarë (rreth 62 euro), në përputhje me nenin 143 të Ligjit të Aviacionit Civil Turk nr. 2920.

Rregullorja e re u kërkon të gjithë pasagjerëve të qëndrojnë të ulur dhe me rripin e sigurimit të lidhur deri në ndalimin e plotë të avionit dhe çaktivizimin e sinjalit për rripin. Po ashtu, pasagjerët duhet të presin që të thirret rreshti i tyre për të filluar zbarkimin.

CAA thekson se linjat ajrore janë të detyruara të paralajmërojnë qartë pasagjerët për këtë rregull dhe çdo shkelje do të raportohet për ndëshkim administrativ. Turkish Airlines e ka përfshirë tashmë paralajmërimin në njoftimin e uljes së avionëve.

Ndërsa disa udhëtarë e kanë përshëndetur vendimin për disiplinë më të madhe në bord, të tjerë kanë shprehur skepticizëm për efektivitetin e masës. Rregulli zbatohet për të gjithë operatorët që fluturojnë në dhe nga Turqia, ndërsa pritet të shihet nëse linjat ajrore të tjera do të ndjekin shembullin e Turkish Airlines.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit