E bija e kryebashkiakut të Belshit pronare guroreje që 20 vjeç

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.05.2025, 19:49

"Pasuritë e kryebashkiakëve të Rilindjes mund të sigurojnë 7 breza",thotë një shprehje popullore. E këtë e ka vënë më së miri në zbatim Alessia Tafani, e bija e kryebashkiakut të Belshit Arif Tafanit.

Kjo e fundit rezulton se është punësuar që në moshën 20-vjeçare pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit si arkitekte, gëzon një pozicion të privilegjuar në një institucion të drejtuar nga Dritan Agolli, emër i lakuar për afera të shumta korruptive.

Nuk dihet nëse Alessia ishte diplomuar në momentin e punësimit. Ajo që e bën më pazakontë rastin është fakti se vajza e Tafanit rezulton të jetë pronare e një guroreje për nxjerrje dhe përpunim guri në fshatin Qafë Shkallë, zonë që bie nën juridiksionin e Bashkisë Belsh, duke ngritur hije të qarta mbi konfliktin e interesit.

Biznesi është hapur në qershor 2020 dhe ka rezultuar fitimprurës që në fund të vitit të parë. Një vajzë 20-vjeçare me kompani në territorin që kontrollohet nga babai i saj, përbën një shembull të qartë të përfitimit familjar nga pushteti publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit