Dhunë ndaj dy policëvë bashkiakë në Tiranë, në kërkim dy agresorët

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.05.2025, 19:22

Dy punonjës të Policisë Bashkiake janë dhunuar fizikisht në krye të detyrës nga dy persona ende të paidentifikuar plotësisht nga autoritetet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një zonë të Tiranës, dhe është konfirmuar nga Policia e kryeqytetit, e cila ka nisur menjëherë hetimet.

Sipas informacionit zyrtar, ngjarja është marrë në shqyrtim nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3, pasi u bë denoncimi nga vetë efektivët e dhunuar.

“U shpallën në kërkim K. C., 29 vjeç, dhe E. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 punonjës të Policisë Bashkiake,” thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, ndërsa ngjarja vijon të jetë objekt hetimi. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje mbi dinamikën dhe rrethanat konkrete të incidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit