Kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, 3 shqiptarët kapen në Itali

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.05.2025, 19:42

Tre të rinj shqiptarë, dy 24-vjeçarë dhe një 21-vjeçar, banues në Urbino, u arrestuan nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë në Pesaro. Ata u kapën në flagrancë teksa po shisnin kokainë një vajze në një parking.

Gjatë kontrollit fizik dhe të makinës së tyre, policia zbuloi 24 gramë kokainë të fshehura në tesha dhe në automjet. Më pas, në banesën e tyre u gjet edhe një kuti me 73 gramë të tjerë të substancës narkotike. Policia gjeti gjithashtu një shkop bejsbolli në bagazhin e makinës, duke çuar në një padi për posedim të paligjshëm të armëve të forta.

Pas arrestimit, të rinjtë u paraqitën para gjyqtarit të Gjykatës së Pesaros, i cili konfirmoi arrestimin dhe vendosi masën e ndalimit të qëndrimit për ta në provincën e Pesaros dhe Urbinos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit