Gropa e hapur në rrugë shkakton aksident në Durrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.05.2025, 17:30

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë Urës së Dajlanit në Durrës, ku një motorist ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, duke pësuar lëndime serioze.

Sipas informacioneve të siguruara nga dëshmitarë okularë, JOQ Albania mëson se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë një gropë e hapur mbi trasenë e urës. Më konkretisht, një prej goiminave të urës ishte e dëmtuar dhe e konsumuar, dhe kur goma e motorit ka hyrë në të, drejtuesi ka humbur ekuilibrin, duke ikur rreth dy metër zvarrë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat, por ende nuk ka një deklaratë zyrtare për ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit