Parkimi i autobusëve në Shirokë privatizohet, shoferët: Po na gjobit policia

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.05.2025, 17:16

Një shofer autobusi ka denoncuar në redaksinë tonë një situatë të pazakontë që po ndodh në zonën turistike të Shirokës. Ai tregon se një hapësirë parkimi që deri pak ditë më parë përdorej për ndalimin e autobusëve me turistë, është kthyer papritur në një parkim privat në shërbim të një restoranti peshku pranë zonës.

Sipas tij, kjo situatë i ka detyruar shoferët të ndalojnë në rrugë për të zbritur pasagjerët, duke rrezikuar sigurinë rrugore. Madje, në rastet kur guxojnë të hyjnë në ish-parkimin e zakonshëm, ata përballen me gjoba nga policia.

Ne Shiroken Turistike. Parkingu i autobuzave i kthyer ne Parking privat. Edhe policia gjobit autobuzat e turisteve qe parkojne ku te munden”, shkruan ai.

Shoferët kërkojnë sqarime se si ka ndryshuar statusi i këtij parkimi, pikërisht në fillim të sezonit turistik, kur pritet një fluks i madh vizitorësh. Ata shprehen të shqetësuar për mungesën e një zgjidhjeje alternative dhe për rrezikun që krijohet nga ndalimi në rrugë, që mund të çojë në aksidente të mundshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit