Shemben gurët në minierën Bulqizës, lëndohet minatori 40-vjeçar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.05.2025, 16:44

Një incident ka ndodhur këtë të mërkurë në një nga galeritë e kromit të kompanisë “ACR” në minierën e Bulqizës, ku një minator 40-vjeçar me inicialet A. N., është plagosur gjatë punës. Raportohet se minatori është goditur nga një masiv gurësh teksa ndodhej në thellësi të tokës.

Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar në spitalin e Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim më të specializuar në spitalin e Dibrës. Fatmirësisht 40-vjeçari është në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja vjen në një kohë kur aksidentet në minierat shqiptare janë bërë të shpeshta, në disa raste me pasoja tragjike. Vetëm dy ditë më parë, një minator humbi jetën në një galeri kromi në Prrenjas. Edhe miniera e Bulqizës është përballur në mënyrë të përsëritur me raste të rënda, ku çdo vit raportohen humbje jetësh në galeritë e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit