Abuzuan me tenderat e Bashkisë Tiranë, lihen të lirë miqtë e Erion Veliajt

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.05.2025, 15:34

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të mërkurë vendimet për 4 nga personat e përfshirë në skemën e vjedhjes së taksave në Bashkinë e Tiranës, e njohur si “Dosja 5D”.

Kjo dosje është ndarë në fraksione, dhe në fraksionin e dytë, të pandehurit si Deborah Keçi, me detyrë ish-drejtoreshë e klubit Sportiv Tirana, Teuta Guri, Renaldo Gjerasi dhe Elton Mera, me detyrë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Megjithëse akuza konsiderohet abuzuese me paratë e qytetarëve, asnjëri prej tyre nuk do të përfundojë në burg.

Sipas dënimeve që dha gjykata, Deborah Keçi u dënua me 1 vit burg, por gjykimi i shkurtuar ia uli këtë masë në 8 muaj burg. Përsëri kjo masë u zëvendësua me shërbim prove për 16 muaj dhe heqje të së drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite. Nga gjyqi i sotëm, mikesha e Erion Veliajt përfitoi dhe heqjen e detyrimit për t’u paraqitur.

Sa i takon tre të tjerëve, dënimi paraprak ishte me 9 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 6 muaj, dhe më pas vendimi u pezullua fare, duke u konvertuar me 60 orë punë në interes publik pa asnjë shpërblim. Ky ‘dënim’ duhet të kryet brenda 6 muajsh.

Hetimet zbuluan me prova se Deborah Keçi, ka rënë dakort me përfaqësuesit e kompanisë “V A S Konstrukstion Sh.P.K”, që janë Mariglen Qato dhe Redi Molla, për t’i shpallur fitues të tenderave që në momentin e përgatitjes së dokuentave. Sot Qato dhe Molla ndodhen në burg.

Nga ana tjetër, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Renaldo Gjerazi, nuk e kanë ushtruar në funksion me ligjin detyrën e tyre për të bërë klasifikimin e ofertave, duke shkelur rregullat e prokurorimit publik, e për pasojë kanë lejuar që fituese të shpallej kompania për të cilën drejtoresha Debora Keçi kishte rëndë dakort me ‘kolegët’ e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit