Qeni shqyen macen për së gjalli, Aureli poston videon për klikime

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.05.2025, 14:44

Mania për famë në rrjetet sociale po kthehet në një rrezik real shoqëror.

Një video e postuar së fundmi në platformën TikTok ka shkaktuar zemërim të madh mes qytetarëve, pasi tregon një qen që shqyen një mace të vogël, e cila përpiqet të qëndrojë në jetë edhe pse e sulmuar e kafshuar nga të gjitha anët.

Videoja është publikuar nga një person me emrin Aurel Gjura, i cili, sipas përdoruesve në rrjet, ka një histori të përsëritur të postimeve me përmbajtje të dhunshme dhe keqtrajtim të kafshëve, duke u “krenuar” me numrin e pëlqimeve dhe shikimeve që merr.

Qytetarët i kanë bërë thirrje publike Policisë së Shtetit dhe autoriteteve përkatëse, për të marrë masa urgjente ndaj autorit të videos dhe të ndalojnë normalizimin e dhunës ndaj kafshëve në rrjetet sociale.

“Është e papranueshme që akte të tilla çnjerëzore të shpërndahen pa asnjë pasoje ligjore. Kafshët nuk janë argëtim për klikime.” – shprehen qytetarët.

Ngjarje të tilla kanë rikthyer në vëmendje nevojën për zbatim të rreptë të ligjit për mbrojtjen e kafshëve dhe për ndëshkimin e autorëve që përfitojnë nga dhuna për të fituar popullaritet në internet. Keqtrajtimi i kafshëve është i dënueshëm me ligj dhe nuk duhet të tolerohet asnjëherë. Autoritetet duhet të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur këtë sjellje kriminale që po maskohet si “argëtim”.

Denoncimet e qytetarëve:

"Pershendetje joq a ka mundesi ta publikoni te djallin me 2 kemb qe hedh video me krenari duke urdheruar qenin te mbysi macen e gjor. Cfar esht kjo menyr e te marit kenaqesi kur 1 krijes e pafajshme po vuan"

"Pershendetje joq kam par nje vdioo. Ne tik tok dhe per ate allah me ran te fik ju lutem me gjitha zemer. Beni dicka per kte rast ky rpq Shiko ca ben me macena kan zemer a jooo????????"

"Shikojeni Çfar Ben shqiptari per like vret nje mace ju lutem beni ndonje gje ky meriton burgim e sa ka si ky njerz te pa shpirt zoti e denoft"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit