“E Majta” dorëzon kallëzim penal ndaj Hristijan Mickoskit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.05.2025, 13:12

Grupi parlamentar i “Së Majtës” kanë dorëzuar kallëzim penale kundër kryeministrit Hristijan Mickoski për veprën penale “pengim të drejtësisë”, lidhur me tragjedinë në Koçan.

Nga “E Majta” thonë se pavarësisht mangësive në punën e Prokurorit Publik të Republikës Ljupço Kocevski, siç është konstatuar nga Qeveria, ata kanë pezulluar procedurën për shkarkimin e tij, me qëllim që të sigurohet një hetim selektiv, gjegjësisht aludojnë në faktin se shtatë zyrtarë nga radhët e OBRM-PDUKM-së, të cilët, siç thonë ata, janë kursyer nga ndjekja penale.

“Bëhet fjalë për kreun e DPB-së së Koçanit, kreun e Departamentit të Punëve Penale në Koçani, kreun e SPB të Shtipit, inspektorin kryesor për krime ekonomike në Departamentin e Punëve të Brendshme të Koçanit, udhëheqësin e turnit në Stacionin Policor të Koçanit, pronarin e agjencisë private të sigurisë dhe drejtorin e ISHT-së, Vllatko Stojkovski”, thonë nga “E Majta”.

Apasiev propozon që Kryeministri Mickoski të merret në pyetje nga Prokuroria Publike

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit