“Bleva ‘Sallam Popullor’ më doli me qime e kocka, nuk e ha as qeni”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.05.2025, 13:19

Siguria ushqimore, një nga shtyllat themelore për mbrojtjen e shëndetit publik, vazhdon të mbetet ndër problemet më të mëdha në vendin tonë. Raste të përsëritura tregojnë për mungesën e kontrolleve dhe për nevojën urgjente për masa të menjëhershme mbikëqyrjeje.

Pas ngjarjes së rëndë me helmimin e fëmijëve në një kopësht në Gramsh dhe zbulimit të rreth 4 tonëve mish derri të infektuar me salmonelë që dyshohet se janë shpërndarë në treg, një tjetër denoncim tronditës vjen nga qyteti i Shkodrës.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar cilësinë alarmante të një produkti të quajtur “Sallam Popullor”. Ai rrëfen se e kishte blerë sallamin në një market të qytetit, me qëllimin për t’ua përgatitur fëmijëve për mëngjes para se të shkonin në shkollë. Por, përballë asaj që zbuloi, mbeti i tronditur! Në produkt kishte qime, pupla pule dhe copa kockash të papërpunuara.

Prsh jam nje banor i Shkoders. Kam bler sallam popullor ne supermarket, me kan dal pupla pulet dhe koca pulet te perpunuar, qime! Ju bej thirrje te gjithve te mos i ushqejn familjet me keto gjana te damshme kancorogjene. Ja kam dhan edhe qenit dhe nuk i ka hanger,” shkruan qytetari në mesazhin e tij.

Ky rast i fundit e thekson edhe një herë nevojën urgjente për të përforcuar mekanizmat e kontrollit dhe për të siguruar që produktet që tregtohen në tregun shqiptar të jenë të sigurta dhe të certifikuara sipas standardeve të duhura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit