Ferrari, Rolls-Royce e Lamborghini, sa makina luksoze zotërojnë shqiptarët?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.05.2025, 11:08

Nga Ferrari te Rolls-Royce, e deri tek Lamborghini, Maserati, Bentley dhe Cadillac, shqiptarët zotërojnë aktualisht 21,814 automjete luksoze.

Këto makina, me çmime marramendëse dhe motorë me kapacitet të lartë, përfaqësojnë një flotë që sa vjen e rritet, pavarësisht krizave ekonomike apo pasigurive financiare.

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, mbi 18 mijë e këtyre automjeteve kanë fuqi motorike mbi 3,000 cc, ndërsa 3,668 prej tyre kushtojnë së paku 5 milionë lekë.

Pronarët e këtyre mjeteve paguajnë në shtet 70 mijë lekë për regjistrimin fillestar dhe më pas, 21 mijë lekë çdo vit si taksë luksi. Vetëm gjatë vitit 2023, nga kjo kategori automjetesh në buxhetin e shtetit u derdhën mbi 290 milionë lekë, një rritje prej 9.6% krahasuar me vitin 2022.

Në rritje ka qenë edhe numri i blerjeve të reja: nga tarifat e regjistrimit për herë të parë, janë arkëtuar gati 187 milionë lekë, apo 24.4% më shumë se në vitin 2022.

Ndërsa për shumicën e shqiptarëve mbetet një ëndërr e paarritshme, për një pjesë të vogël të pasur, makinat luksoze janë tashmë pjesë e përditshmërisë duke e kthyer Shqipërinë në një “ekspozitë rrugore” të supermakinave botërore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit