Autobusi që do çojë shqiptarët në Europë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.05.2025, 12:45

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen alarmante të mjeteve që operojnë në linjën e transportit urban Kamëz – Çerkezë– Kasallë, administruar nga kompania “Kraja shpk”.

Sipas ankesës së qytetarit, autobusi është në gjendje tërësisht të amortizuar, duke mos përmbushur asnjë standard sigurie apo komoditeti për pasagjerët.

Ai thotë se në autobus mungon sistemi i ajrimit dhe tani që temperaturat po rriten, lëvizja me këto autobusë bëhet e pamundur. Por jo vetëm kaq, pasi autobusi ka sedilje të dëmtuara dhe të pasigurta për pasagjerët, dera që nuk funksionon siç duhet, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët që hipin ose zbresin nga mjeti dhe kushtet higjieno-sanitare dhe teknike të mjetit janë jashtë çdo norme të pranueshme.

“Ky është një rrezik serioz për shëndetin dhe jetën e qytetarëve që udhëtojnë çdo ditë me këtë linjë. Kërkojmë masa urgjente për ta inspektuar dhe ndaluar përdorimin e këtij mjeti deri në zëvendësimin me një të sigurt dhe funksional,” shprehet qytetari në ankesën e tij.

Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi kontrollin e autoriteteve të transportit publik lokal, të cilët duhet të garantojnë që mjetet në qarkullim përmbushin standardet minimale të sigurisë dhe cilësisë për qytetarët.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq ju lutem qe ta postoni kete. Dua të paraqes një ankesë lidhur me një situatë shqetësuese që lidhet me linjën e kraja shpk transportit urban Kamëz – Çerkez – Kasalla. Mjeti që përdoret në këtë linjë është në gjendje shumë të amortizuar, me kushte 0 për pasagjerët. Disa nga problemet kryesore janë: Nuk ka sistem ajrimi funksional, Sediljet janë të dëmtuara dhe të rrezikshme, Dera nuk funksionon siç duhet, duke përbërë rrezik për pasagjerët që ngjiten apo zbresin, Nuk respektohen oraret e qarkullimit, Mjeti është i amortizuar totalisht dhe nuk përmbush standardet minimale të sigurisë dhe higjienës, Ky është një rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e pasagjerëve që përdorin këtë linjë çdo ditë. Ju lutem të merren masa urgjente për të inspektuar dhe ndaluar përdorimin e këtij mjeti derisa të zëvendësohet me një mjet që përmbush standardet ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit