“Asnjëherë në jetë nuk kam parë diçka të tillë”, çfarë përjetoi Adelina Tahiri gjatë pushimeve?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.05.2025, 21:17

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka përjetuar një situatë të pazakontë gjatë pushimeve të saj në Vjenë, Austri.

Teksa po qëndron në një hotel luksoz, një ngjarje e çuditshme e ka befasuar krejtësisht – dritarja e dhomës së saj është rrethuar nga një numër i madh bletësh.

Ngjarja ka ndodhur papritur dhe ka shkaktuar shqetësim tek këngëtarja, e cila nuk ka hezituar të kërkojë ndihmë nga autoritetet austriake.

Në një reagim të shkurtër në Instagram, Adelina është shprehur se nuk ka përjetuar kurrë më parë një situatë të tillë dhe se mbeti e habitur nga ajo që pa.

“Asnjëherë në jetë nuk kam parë diçka të tillë”, tha Adelina duke e përshkruar skenën si të pazakontë dhe të frikshme”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit