Qytetari gjobitet me 1000 lekë, pas 2 ditësh në sistem i del 2000 lekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.05.2025, 09:43

Një qytetar ka denoncuar rastin e një gjobe parkimi të vendosur pranë maternitetit “Geraldina” në Tiranë, e cila sipas tij është dyfishuar në sistem pa asnjë paralajmërim, pavarësisht se ka paguar brenda afatit.

Sipas denoncimit, gjoba ishte vendosur më 22 maj 2025, për një parkim të gabuar pranë ish-stacionit të trenit. Në fletë ishte shkruar shuma 1,000 lekë, por kur ka shkuar ta paguajë në sistem ka dalë 2,000 lekë edhe pse kamatëvonesa ka qenë zero.

“E pashë gjobën te xhami i makinës, letra ishte lagur pak se kishte shi por gjoba dallohej qe ishte 1,000 lekë. Kur shkova ta paguaj një ditë me vonesë, në sistem më doli 2,000 lekë,” – tha qytetari.

Denoncuesi thotë se nuk mund ta kuptojë se si gjoba është dyfishuar papritur dhe pa asnjë lajmërim në sistem. Ai kërkon më shumë transparencë dhe informim nga institucionet që vendosin këto gjoba, si dhe sistem më të drejtë për ata që përpiqen t’i zbatojnë rregullat brenda afateve kohore.

Ky rast ngre shqetësime mbi mënyrën e administrimit të gjobave në Tiranë dhe mungesën e komunikimit të qartë me qytetarët për afatet dhe penalitetet që lidhen me to.

Denoncimi i qytetarit:

"Shikoni c'behet. Ne flete vendos 1000 leke gjobe. Se kisha parkuar te spitali. Shkoj e paguaj nje dite me vonses dhe gjoba del ne sistem 2000 si ka mundesi. Me date 22 te marteniteti geraldina te treni. Dhe shkova ta paguaja me 24. Dhe e dija 1000 mik lek. Kur shikoj ne sistem ishte 2000"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit