Grabitja nuk shkoi ashtu siç duhet, kush janë shqiptarët që vranë noteren greke

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.05.2025, 08:46

Autoritetet greke kanë zbardhur vrasjen e rëndë të ndodhur më 19 shkurt 2025 në ishullin Zakynthos, ku humbi jetën noterja Mariza Terveti Papadatou.

Pas hetimeve të thelluara, policia ka arrestuar tre shtetas shqiptarë, të dyshuar si autorë të krimit të rëndë, të cilët kishin hyrë me forcë në banesën e viktimës me qëllim grabitjeje.

Të arrestuarit janë identifikuar si: Bedri Saraseli, 46 vjeç, Veis Saraseli, 21 vjeç (djali i Bedriut), Spiro Harshiu, 50 vjeç, të tre me origjinë nga Kuçova.

Sipas hetimit paraprak, Veis Saraseli, 21-vjeçari, ka pranuar gjatë marrjes në pyetje se ishte ai që i shkaktoi plagën fatale noteres me një mjet të mprehtë, duke e goditur në kofshën e majtë. Goditja preku një arterie kryesore, çka solli gjakderdhje të pakontrollueshme dhe vdekjen e menjëhershme të gruas.

Ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes, ndërsa noterja ndodhej e vetme në banesë. Sipas policisë, autorët e veshur me maska dhe doreza, kishin hyrë për të grabitur duke shpresuar se viktima kishte para me vete. Pas rezistencës që kjo e fundit ofroi, ndodhi përleshja fatale.

Trupi i pajetë i Mariza Papadatou u gjet mëngjesin pasardhës nga djali i saj, i shtrirë në shkallët e banesës, pranë makinës personale.

Autoritetet greke thanë se tre shqiptarët janë të dyshuar edhe për grabitje të tjera në ishullin Zakynthos. Aktualisht ndaj tyre është ngritur çështje penale për vrasje me paramendim dhe grabitje të armatosur, ndërsa pritet të dërgohen për ndjekje penale në Prokurorinë Publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit