Durrës, “sukses” i madh i policisë: Arrestohet trafikanti… i kokoshkave!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.05.2025, 22:07

Një ngjarje që nuk ka nevojë për shumë koment vjen nga plazhi i Durrësit. Teksa qytetarët ndajnë shqetësimet për praninë e trafikantëve të drogës në zonë, policia vendos të veprojë me vendosmëri… ndaj një shitësi ambulant që shiste flokë sheqeri dhe kokoshka.

Në videon e dërguar nga një qytetar për JOQ, shihen disa efektivë që “neutralizojnë” kërcënimin e radhës për sigurinë publike: një burrë i thjeshtë me karrocë. Mes vapës, çadrave dhe shezlloneve bosh, u vu në pranga "krimineli" që ndoshta nuk kishte as licencë për të shitur buzë detit.

"E cau dhe dorën i shkreti", thotë qytetari që raportoi ngjarjen.

Ndërkohë, qytetarët pyesin me të drejtë: A është vërtet ky prioriteti i rendit publik në sezon turistik? Apo është më e lehtë të kapësh sheqerin sesa pluhurin?

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje JOQ, Durrës. Arrestohet trafikant Bardhi për shitje flokë sheqeri dhe kokoshka. Çau dhe dorën i shkreti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit