Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gaza, ku një vajzë 6-vjeçare, Ward Jalal Al-Shaikh Khalil, ka shpëtuar mrekullisht nga flakët pas një sulmi ajror izraelit që goditi shkollën Fahmi Al-Jargawi. Shkolla po përdorej si strehë nga dhjetëra palestinezë të zhvendosur.
Në sulm humbën jetën nëna dhe vëllezërit e vogëlushes, ndërsa të paktën 30 persona të tjerë raportohen të vrarë. Babai i saj dhe një tjetër vëlla ndodhen në gjendje kritike për jetën dhe po trajtohen në terapi intensive.
Ky bombardim është një tjetër episod i dhimbshëm në përshkallëzimin e luftimeve në Rripin e Gazës, ku civilët, përfshirë fëmijët, po paguajnë çmimin më të lartë.