Komisioni Europian ka hapur një hetim për katër nga faqet më të mëdha të përmbajtjeve pronografike Pornhub, Stripchat, XNXX dhe XVideos, nën dyshimet se kanë lejuar aksesin e të miturve në përmbajtje të papërshtatshme.
Faqet dyshohen se nuk kanë marrë masa efektive për verifikimin e moshës së audiencës së tyre. Kjo pasi vetëdeklarimi i moshës me një klikim është cilësuar si i papërshtatshëm.
Hetimi është hapur në bazë të Aktit të Shërbimeve Dixhitale, që synojnë të mbrojnë përdoruesit e veçanërisht fëmijët, nga përmbajtje që mund të dëmtojnë shëndetin e tyre mendor.
Nëse platformat nuk përmbushin standardet e BE-së, ato mund të përballen me gjoba deri në 6% të xhiros vjetore globale. Aktualisht, vetëm platformat me mbi 45 milionë përdorues mbikëqyren drejtpërdrejt nga Komisioni, ndërsa të tjerat nga autoritetet kombëtare.