Një nënë nga Lushnja ka ngritur zërin përmes një denoncimi në redaksinë tonë, duke hedhur dritë mbi gjendjen skandaloze të repartit të pediatrisë në qytetin e saj. Në vend që të gjente përkujdesje për fëmijën e saj të sëmurë, ajo u përball me një realitet të trishtë: një spital i amortizuar, i rrënuar dhe krejtësisht i papërshtatshëm për trajtimin e pacientëve, e aq më pak për fëmijë.
Sipas dëshmisë së saj, çdo gjë në këtë pavijon është e dëmtuar, që nga dritaret e prishura, pllakat e thyera në dysheme, e deri te muret e pista që më shumë ngjajnë me një ndërtesë të braktisur sesa me një institucion shëndetësor. “Vijnë fëmijët për mjekim dhe ikin në shtëpi se s’ka kushte,” shkruan ajo me shqetësim.
Kjo situatë nuk është thjesht një çështje neglizhence, por një dështim i drejtpërdrejtë i institucioneve përgjegjëse që kanë lejuar një ambient kaq kritik të degradojë deri në këtë pikë. Përballë kësaj gjendjeje, heshtja e autoriteteve është po aq shqetësuese sa vetë kushtet.
Investimet në pediatrinë e Lushnjes nuk janë më një nevojë, janë një emergjencë. Fëmijët meritojnë trajtim në ambiente të sigurta, të pastra dhe dinjitoze, jo në godina që të kujtojnë më shumë zonat e braktisura të ndonjë konflikti se sa një spital modern.
Denoncimi i plotë:
“Pershendetje dua tju dergoj dergoj nje vidjo nga pediatria e lushnjes jam shum e shqetesua per ambjentin spitalore. Sherbimi mjeksor eshte i mire, por ndihma e shtetit si mund ti sherojm femijet ne kete gjendje dritare te prishura pllaka te thyra cdo gje e vjeter e ndotur. Vijn femijet per mjekim dhe ikin ne shtepi se ska kushte.”