Makina përplas për vdekje 39-vjeçarin shqiptar në Itali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.05.2025, 14:58

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën Riccio të Cortonës, në Itali, ku një 39-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:45, në një segment rrugor mes Liqenit Trasimeno dhe Cortonës.

Sipas mediave lokale, shqiptari i identifikuar me inicialet E.G., banues në Tuoro sul Trasimeno, ka ndërruar jetë në vend, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Në vendngjarje mbërritën mjekët e urgjencës si dhe ekipi i shpëtimit me helikopter, por për fat të keq ndihma mjekësore rezultoi e pamjaftueshme.

Automjeti që përplasi viktimën drejtohej nga një 19-vjeçar nga Cortona. Dinamika e aksidentit është ende nën hetim, ndërsa karabinierët e Cortonës kanë nisur procedurat ligjore për të zbardhur shkaqet.

Nuk dihet ende nëse makina ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit apo nëse përplasja ka ndodhur në mënyrë të papritur në anë të rrugës.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet italiane janë në kontakt me familjarët e viktimës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit