Një rast shqetësues u filmua nga qytetarët pranë ambienteve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku një vajzë e vogël çdo ditë kërkon para nëpër lokalet e hapësira publike përreth universitetit. Ajo u shfaq e dhunuar brutalisht nga pronari i saj.
Sipas një qytetari që ka denoncuar rastin pranë redaksisë së JOQ, vajza shfaqet rregullisht në këtë zonë dhe duket se është lënë në mëshirë të fatit.
Në lidhje me videon nuk ka patur asnjë reagim nga policia.
“Gjynah e shkreta, del çdo ditë e endet lokaleve. I lutem shtetit të marrë masa. Nuk mund ta injorojmë këtë pamje,” shkruan denoncuesi.
Kjo situatë jo vetëm që përbën një rast flagrant të braktisjes së fëmijës, por edhe një thirrje alarmante për institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht.
Redaksia jonë i bën thirrje strukturave të mbrojtjes së fëmijës, policisë dhe shërbimeve sociale që të marrin masat e nevojshme për identifikimin dhe mbrojtjen e kësaj vajze, në mënyrë që ajo të mos jetë më viktimë e neglizhencës dhe shfrytëzimit.
KLIKONI KËTU PËR TË PARË VIDEON