Një situatë e papëlqyeshme është regjistruar ditën e sotme në zonën pranë “Rrugës së Trenit” në kryeqytet, ku një grua që drejtonte një automjet tip Toyota me targa AB 997 AK është fotografuar duke udhëtuar në kundravajtje dhe ka refuzuar të tërhiqet për të liruar rrugën.
Sipas qytetarit që ka shkruar me redaksinë e JOQ, gruaja jo vetëm që nuk respektoi rregullat bazë të qarkullimit rrugor, por reagoi me gjuhë fyese dhe një gjest të pahijshëm baahkë me pasagjerin, i cili ngriti gishtin e mesit drejt drejtuesit tjetër të mjetit.
“Përshëndetje, sapo u përballa në Tiranë, te zona e Trenit, me këtë gruan që ishte në kundravajtje në rrugë, refuzonte të ecte mbrapsht dhe më ofendoi me fjalë shumë të ndyra. Ju lutem, postojeni që të ndërgjegjësohen këto lloj shoferësh.” shkruan qytetari që ka bërë denoncimin.