Tre aksidente brenda një jave në Kamëz, qytetarët kërkojnë masa urgjente

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.05.2025, 12:40

Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kamëz, në të njëjtën rrugë vetëm brenda një jave kanë ndodhur 2 aksidente të ngjashme.

Rreth orës 06:00, një automjet përplasi një kalimtar të moshuar teksa ai po kalonte vizat e bardha. I plagosuri mbeti i shtrirë në rrugë dhe ndihma e parë iu dha nga vetë drejtuesit e makinës që shkaktoi aksidentin. Ai u transportua menjëherë në spital, por gjendja e tij shëndetësore mbetet e paqartë.

Ky aksident, i treti në të njëjtin segment brenda pak ditësh ka alarmuar banorët të cilët akuzojnë autoritetet përgjegjëse për mungesën e masave.

“Makinat ecin me shpejtësi të madhe sepse rruga është në dyshezë. Nuk ka as semafor, as sinjalistikë të qartë. Jemi të rrezikuar çdo ditë”, thonë qytetarët.

Sipas banorëve, situata rëndohet edhe më shumë nga shkurret dhe pemët e pa mirëmbajtura përgjatë trafindarëseve dhe që pengojnë dukshmërinë për shoferët dhe kalimtarët.

Gjithashtu, vendosja e shpeshtë dhe e çrregullt e vizave të bardha, pothuajse çdo 100 metra, shihet si një tjetër rrezik i përditshëm. Qytetarët kanë kritikuar kryetarin e bashkisë, Rakip Suli, duke e akuzuar se vendosja e vizave është bërë në funksion të bizneseve private, pa marrë parasysh sigurinë publike.

Edhe pse në këtë aks rrugor ndodhen dy mbikalime shumë pranë njëri-tjetrit, Bashkia e Kamzës ka vendosur viza të bardha në mes të segmentit, duke krijuar konfuzion dhe rrezik për këmbësorët që kalojnë çdo ditë.

Banorët i bëjnë thirrje autoriteteve për ndërhyrje të menjëhershme, për të parandaluar aksidente të tjera që mund të përfundojnë edhe në tragjedi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit