Vajzat hajdute bëhen gati për verë duke vjedhur butiqet

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.05.2025, 15:21

Duket se rastet e shumta të vjedhjeve nëpër butiqe, të raportuara edhe nga ana jonë, nuk kanë shërbyer si mësim për vajzat e reja të cilat vazhdojnë të bëjnë protagonisten.

Dy ditë më parë, JOQ Albania publikoi një video ku dy vajza shfaqeshin në një dyqan rrobash, duke vjedhur një çantë.

Megjithatë, duket se ky rast nuk ka ndikuar në ndërgjegjësimin e të tjerave, pavarësisht reagimeve të shumta që ngjalli në publik. Së fundmi, një tjetër episod i ngjashëm është regjistruar në një butik tjetër, ku dy vajza të tjera janë kapur duke vjedhur.

Njëra prej vajzave, e veshur me xhinse dhe me një atlete të bardhë, shfaqet duke lëvizur nëpër dyqan sikur po kërkon një produkt specifik. Ndërkohë, shoqja e saj e veshur me të zeza, planifikon vjedhjen e dy palë syzeve.

Ajo mban disa rroba në duar, afrohet pranë raftit të syzeve, merr syzet dhe i fsheh nën rrobat që mban. Më pas, i vendos ato në çantën që kishte lënë pranë një ulëseje, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së shitëses. Hajdutet e kishin mashtruar shitësen duke i kërkuar të shkonte në magazinë për të parë nëse kishte numra të tjerë të disa sandaleve.

Për fat të keq, duket se disa të reja po zgjedhin mënyrën e gabuar për të “bërë pazarin e verës”. Shpresojmë që të reflektojnë dhe të kthehen për të paguar atë që kanë marrë.

Denoncuesja shkruan:Pershendetje, keto vajzat kane vjedhur nga dyqani dy syze nderkohe qe shitesja po kerkonte ne magazine per nr e disa modele sandalesh qe kishin kerkuar.

Kush ti njohe ti thote te vijne perseri e ti falim dy pale te tjera mqs e ulen veten aq shum. I merr dy modelet e syzeve i fsheh te rrobat qe ka ne dore dhe ulet ne kolltuk, i fut ne cante nderkohe qe shoqja e mbulon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit