Të shtënat me armë në Tetovë, policia jep detaje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.05.2025, 11:15

Policia e Tetovës ka dalë me njoftim zyrtar për të shtënat me armë gjatë mbrëmjes që lëmë pas.

Nga atje thonë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja, por autori edhe më tej mbetet i pakapshëm për Policinë.

“Sonte (26.05) në ora 21:15, në SPB Tetovë, është raportuar se në rrugën 111 në Tetovë, persona të panjohur me motoçikletë-skuter kanë shtënë nga automatiku në shtëpinë në pronësi të M.T. nga Tetova dhe menjëherë kanë ikur. Menjëherë është vepruar sipas kallëzimit dhe është konstatuar se nuk ka persona të lënduar dhe në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja automatiku.

Pronari dhe familja e tij ndodheshin në shtëpi në momentin e të shtënave dhe u konstatuan dëme materiale në shtëpi. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit, ndërsa këqyrje në vendngjarje po kryen një ekip nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë”, kanë deklaruar mbrëmë nga policia e Tetovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit