Makina hyri në mes të turmës gjatë festimeve për titullin, 47 të plagosur në Liverpool

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.05.2025, 07:59

Festimet për titullin kampion të Liverpool FC u kthyen në një kaos mbrëmjen e së hënës, kur një makinë u përplas me turmën në qendër të qytetit, duke lënë 47 persona të plagosur, mes tyre edhe katër fëmijë.

Incidenti ndodhi rreth orës 18:00 në Water Street, në qendër të qytetit, teksa turma po shpërndahej nga parada festive. Sipas dëshmitarëve okularë, një Ford Galaxy me ngjyrë gri të errët hyri papritur në rrugën e mbyllur dhe u përplas me qindra njerëz, përpara se të ndalej pas një distance rreth 20 metrash.

Nearly 50 injured after car ploughs into crowd at Liverpool FC victory parade | Liverpool | The Guardian

Policia e Merseyside konfirmoi arrestimin në vend të një 53-vjeçari britanik nga zona e Liverpoolit, i cili dyshohet të ketë qenë drejtuesi i automjetit. Autoritetet njoftuan se incidenti nuk po trajtohet si i lidhur me terrorizmin dhe nuk ka të dyshuar të tjerë.

Sipas Shërbimit të Ambulancës 27 persona u dërguan në spital, ndërsa 20 të tjerë u trajtuan në vendngjarje. Dy persona, përfshirë një fëmijë, kanë pësuar lëndime serioze. Ekipet e zjarrfikësve raportuan se katër persona ishin bllokuar nën automjet, përfshirë edhe një fëmijë, por u liruan pas ndërhyrjes së shpejtë.

50 injured as car crashes into victory parade of Liverpool football fans | What we know so far | World News - Hindustan Times

Pamje nga vendngjarja tregojnë njerëz të traumatizuar, të mbështjellë me batanije, ndërsa të tjerë ndihmonin të plagosurit në mes të rrugës. Dëshmitarët përshkruan skena kaotike dhe panik masiv, duke menduar fillimisht se mund të ishte një sulm terrorist.

Dëshmitarët raportuan panik dhe skena rrëqethëse me njerëz të shtrirë në tokë, duke kërkuar ndihmë. Tifozë të zemëruar u përpoqën të sulmonin makinën dhe më pas policia ndërhyri për të siguruar vendin dhe ndalimin e të dyshuarit.

Kryeministri Sir Keir Starmer i quajti “të tmerrshme” pamjet dhe shprehu solidaritet me të plagosurit, duke lavdëruar reagimin e shpejtë të shërbimeve të emergjencës. Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper shtoi se “skenat ishin vërtet tronditëse”.

What to Know About the Liverpool FC Parade Car Crash - The New York Times

Policia e Merseyside ka bërë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim me hetimet, duke kërkuar nga qytetarët të mos shpërndajnë pamje të incidentit në rrjetet sociale, por t’i dërgojnë ato direkt autoriteteve përmes kontakteve zyrtare.

Ngjarja ka hedhur një hije të rëndë mbi festimet që mblodhën rreth 500,000 njerëz në rrugët e Liverpoolit për të festuar triumfin e klubit të zemrës së tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit