Lajm i mirë! Gjysh Mersini gjendet shëndoshë e mirë dhe ribashkohet me familjen falë publikimit në JOQ

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.05.2025, 00:16

Vetëm tre orë pas publikimit në JOQ Albania, gjyshi Mersin është gjetur shëndoshë e mirë dhe është ribashkuar me familjen e tij, duke sjellë një lehtësim të madh për të afërmit dhe të gjithë ata që u shqetësuan për fatin e tij.

Familjarët na kontaktuan për të ndarë lajmin e mirë dhe për të shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën e dhënë. Ata thanë se ishte pikërisht reagimi i qytetarëve pas publikimit në rrjetet tona që bëri të mundur gjetjen e tij.

“Ju falenderoj nga zemra të gjithëve. Gjyshi u gjend shëndoshë e mirë vetëm pas 3 orësh nga publikimi, falë jush,” u shpreh një nga familjaret e të moshuarit që kontaktoi redaksinë tonë.

Ky është një tjetër rast ku fuqia e informacionit dhe solidariteti qytetar bëjnë diferencën. JOQ Albania uron që gjysh Mersini të mos përjetojë më kurrë ndonjë situatë të tillë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit