Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në Merseyside, ku një makinë ka hyrë me shpejtësi mes turmës së tifozëve të Liverpool që po festonin titullin e Premier League, duke përplasur dhjetëra këmbësorë.
Sipas autoriteteve lokale, policia u njoftua pak pas orës 18:00 për një incident në Water Street, ku automjeti ka goditur një grup tifozësh që po merrnin pjesë në paradën e fitores së ekipit të Arne Slott.
"Një makinë u përplas me disa këmbësorë dhe ndaloi në vendngjarje. Një burrë është arrestuar", konfirmoi policia në një deklaratë zyrtare. Ndërkohë, shërbimet e emergjencës ndodhen në terren, duke u ofruar ndihmën e parë të plagosurve.
Një dëshmitar okular që po ndiqte paradën nga dritarja e një apartamenti pranë vendit të ngjarjes tha për Sky News: "Zhurma ishte e tmerrshme. Njerëzit bërtisnin dhe kërkonin me dëshpërim ndihmë."
Ende nuk janë dhënë detaje mbi numrin e saktë të të lënduarve, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e incidentit të rëndë.
Vidéo choquante 🔞
— Red YNWA 🇫🇷 LIVERP♡♡L F.C 🎶 🎦 🎮 (@Red_8_YNWA) May 26, 2025
Royaume-Uni : une voiture fonce dans la foule lors des festivités du titre de champion d'Angleterre du Liverpool FC, un homme arrêté.
🙏Pensées pour les blessés, leur famille et amis 🙏
YNWA https://t.co/nZ8oMHlQls