E ka parë kush gjysh Mersinin? Familja kërkon ndihmë për gjetjen e të moshuarit, ka probleme me kujtesën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.05.2025, 20:42

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e qytetarëve në gjetjen e gjyshit të tij të humbur.

Bëhet fjalë për 80-vjeçarin me emrin Mersin, i cili vuan nga probleme të kujtesës dhe nuk mban mend asgjë përveç emrit të tij. Ai është parë për herë të fundit rreth orës 12:30 – 13:00 në kryqëzimin e 21-shit, pranë Spitalit Gjerman në Tiranë. Në fytyrë ka një plagë të dukshme në hundë, siç shihet edhe në foto.

Familjarët janë tepër të shqetësuar dhe apelojnë për ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë.

Nëse keni ndonjë informacion, ju lutemi telefononi menjëherë në numrin: 0683511450

Çdo minutë është e rëndësishme për ta gjetur sa më parë dhe shëndoshë e mirë gjysh Mersinin!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit