Arrestohet Dritan Gjika në Abu Dhabi, kreu i mafias shqiptare në Ekuador

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.05.2025, 20:27

Një nga figurat më të kërkuara të botës së krimit shqiptar, Dritan Gjika, është arrestuar në Abu Dhabi më 26 maj 2025, gjatë një operacioni të koordinuar mes Interpolit të Ekuadorit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, me mbështetjen e programit PAcCTO 2.0.

47-vjeçari shqiptar, i njohur si drejtues i një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të drogës në Ekuador dhe Spanjë, mbante dy Njoftime të Kuqe të Interpolit për trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe krim të organizuar.

Sipas të dhënave zyrtare, Gjika mbërriti për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 me vizë të përkohshme vizitori. Me kalimin e kohës, ai ndërtoi një strukturë kriminale të sofistikuar që përfshinte menaxherë, logjistikë, bashkëpunëtorë dhe biznese fasadë të përdorura për pastrimin e parave. Rrjeti dërgonte ngarkesa të mëdha droge drejt vendeve të Amerikës Qendrore dhe Evropës, veçanërisht Holandës, Belgjikës dhe Spanjës.

Hetimet zbuluan gjithashtu përfshirjen e personelit portual në ndihmë të trafikut, duke përdorur metodën e njohur si “grepi i verbër” për kontaminimin e kontejnerëve me substanca të paligjshme.

Më 6 shkurt 2024, pas një bastisjeje në Guayaquil, Prokuroria e Përgjithshme e Ekuadorit e identifikoi Gjikën si liderin e mafias shqiptare në këtë vend.

Autoritetet përkatëse po punojnë për procedurat e ekstradimit të tij, i cili pritet të përballet me drejtësinë për krimet e rënda ndërkombëtare që rëndojnë mbi të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit