Osmani në Dayton: Është koha që NATO t’i hap dyert partnerëve si Kosova

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2025, 19:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë fjalimin që ka mbajtur para Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton të SHBA-ve.

Në fjalimin e saj, Osmani tha se Kosova i beson NATO-s dhe angazhimit të palëkundur të kësaj Aleance për paqen.

“Në Kosovë ne besojmë në fuqinë e transparencës së kësaj Aleance, jo vetëm për fuqinë ushtarake, jo vetëm për arritjet strategjike por për angazhim i palëkundur për paqen”, tha Osmani.

Tutje, Osmani ka thënë se është koha që NATO t’i hapë dyert për Republikën e Kosovës.

“Kosova po e bën pjesën e saj. Është koha që NATO t’i hap dyert partnerëve si Kosova”, tha Osmani.

Ndër tjerash, Osmani tha se lufta në Ukrainë na rikujton se paqja nuk është e garantuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit