Plagosi me gërshërë berberin indian, arrestohet shqiptari në Itali

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.05.2025, 19:06

Më 20 maj, në një berberhane në rrugën Filippo Parlatore në Tor Sapienza, Romë, ndodhi një incident i rëndë ku një i ri shqiptar plagosi me gërshërë një berber 24-vjeçar me origjinë indiane, pas një konflikti për motive të parëndësishme.

Viktima u godit në qafë dhe u transportua në gjendje të rëndë në spitalin “Policlinico Umberto I”, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Agresori, 29 vjeç, pa banesë dhe me precedentë penalë, u arratis pas sulmit, por falë pamjeve të kamerave të sigurisë dhe hetimeve të karabinierëve të zonës, ai u identifikua dhe u arrestua më 25 maj në parkun Prampolini në rrugën Camillo Prampolini. Ndaj tij rëndon akuza për tentativë vrasjeje.

Përveç ngjarjes së fundit, i riu kishte edhe një urdhër arresti aktiv të lëshuar më 18 prill, pasi ishte arratisur nga arresti shtëpiak në Guidonia, ku mbahej për vepra të lidhura me drogën, falsifikim dokumentesh dhe rezistencë ndaj zyrtarëve. Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Rebibbias dhe ndalimi i tij u konfirmua nga gjykata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit