Nesër nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore 2025 – testimi më 21 qershor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2025, 16:57

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se nga dita e nesërme, 27 maj 2025, fillon procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore.

Aplikimi do të bëhet online, përmes platformës e-Kosova, dhe do të qëndrojë i hapur deri më 10 qershor 2025. Koordinatorët e shkollave do të kenë afat nga 1 deri më 11 qershor për të miratuar aplikimet e nxënësve.

Sipas njoftimit, testi i maturës do të zhvillohet më 21 qershor 2025 dhe do të përfshijë katër lëndë:

Gjuhë Shqipe Gjuhë Angleze Matematikë Një lëndë me zgjedhje nga vetë nxënësi

Çdo lëndë do të përmbajë 25 pyetje, duke e çuar numrin total të pyetjeve në 100.

MAShTI ka bërë të ditur se rezultatet do të publikohen më 30 qershor 2025, ndërsa nxënësit që e kalojnë testin do të kenë mundësi ta shkarkojnë certifikatën digjitale përmes platformës e-Kosova.

Ministria u bën thirrje të gjithë maturantëve që të ndjekin me kujdes afatet dhe të sigurohen që aplikimi të realizohet me kohë dhe saktë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit