Policia shpall në kërkim një person, dyshohet për shitje të substancave narkotike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2025, 16:53

Policia e ka shpallur në kërkim Bujar Pantinën.

Ai kërkohet nga autoritetet e sigurisë për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

I njëjti sipas njoftimit nga data 4 shkurt gjendet në arrati.

Tutje në njoftim, policia ka publikuar edhe të dhënat shtesë si dhe fotografinë e personit në fjalë.

“Andaj me autorizim të prokurorit kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që të na ndihmojnë në arrestimin e tij, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit