Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit e cila një vit më parë mbyti veten dhe tre fëmijët e saj në lumin Buna në Shkodër, është dënuar me 4 vite heqje lirie.
Akuza që prokuroria ka ngritur ndaj tij është “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së ndjerë, duke e çuar drejt aktit vetëflijues. Fillimisht dënimi për Arrazin ishte 6 vite heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar u ul në 4 vite.
Ngjarja që tronditi vendin ndodhi në datë 3 maj 2024, kur Alma Arrazi mori tre fëmijët e saj dhe u hodh në lumin Buna në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës bashkëshortore. Ajo u nxor nga uji dy ditë më vonë, pasi një peshkatar zbuloi rastësisht trupin e vajzës 9-vjeçare.