Berisha paralamëron grevë urie për rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.05.2025, 16:12

Kur kanë kaluar dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, Partia Demokratike ka deklaruar se procesi u manipulua dhe votat u vodhën, duke nënkuptuar se votimet nuk do të njihen.

Kreu i opozitës Sali Berisha ka bërë disa dalje publike, ku ka folur për atë që e quan ‘fasë elektorale’. Gjatë një konference për mediat që mbajti sot, Berisha tha se do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për të denoncuar procesin e manipuluar të votimeve, duke mos përjashtuar dhe mundësinë që ai dhe të gjithë deputetët të futen në grevë urie kur të kthehen në parlament në shtator.

“Absolutisht unë jam i gatshëm të udhëheq betejën gjer në fitore dhe me shembullin personal, t’u rikthej shqiptarëve votën e lirë. Nuk përjashtohet asnjë varient”, tha Berisha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit