Fetai themelon Këshill koordinues: Do të funksionojë deri në qartësimin e situatës me ASH-në

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2025, 15:53

Zv.kryeministri Arben Fetai, i cili nuk e përkrahi Arben Taravarin për ta lëshuar qeverinë, njofton se anëtarët e Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga ai, kanë marrë vendim për themelimin e një Këshilli koordinues të përkohshëm, i cili siç thonë do të veprojë deri në qartësimin dhe stabilizimin e gjendjes aktuale në parti.

Në njoftim nga krahu i Fetait në ASH, thonë se koordinator i Këshillit do të jetë Arben Fetai, ndërsa kanë marrë edhe vendime tjera.

“Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë në kuadër të koalicionit “Vlen” si partnere e barabartë dhe me përfaqësim proporcional në raport me partitë e tjera të koalicionit”.

“Është vendosur të formohet një ekip përfaqësues i ri, i cili do të përfaqësojë zyrtarisht Aleancën për Shqiptarët në të gjitha strukturat dhe vendimmarrjet e koalicionit “VLEN””.

“Këto masa janë ndërmarrë me qëllim ruajtjen e integritetit të partisë, respektimin e vullnetit të shumicës dhe garantimin e funksionimit demokratik dhe transparent të Aleancës për Shqiptarët”, thonë në njoftim./

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit