Ivan Xholev u zgjodh gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkupit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2025, 15:52

Këshilli Gjyqësor sot zgjodhi Ivan Xholevin, Kryetar i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, për gjyqtar të Gjykatës së Apelit të Shkupit.

Përveç Xholevit, gjyqtarë të rinj që do të veprojnë në fushën penale të Apelit të Shkupit janë gjyqtarët Marija Kletniçka Markovska dhe Olja Ristova nga Gjykata Penale dhe Betim Jahja nga Gjykata Themelore në Tetovë.

Në seancën e sotme të 523-të, Këshilli Gjyqësor zgjodhi edhe një Kryetar të ri të Gjykatës së Lartë, gjyqtarin Afrim Fidani.

Ndërkohë, gjyqtari Haxho Tariq u zgjodh kryetar i Gjykatës Themelore të Krushevës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit