Një aksident tragjik ka ndodhur në mbrëmjen e 25 majit 2025 pranë Koblenzit, Gjermani, ku tre anëtarë të një familjeje nga Vlora humbën jetën.
Viktimat janë një grua 65-vjeçare, vajza e saj 47-vjeçare dhe dhëndri 53-vjeçar. Familja ndodhej për vizitë në Gjermani, me rastin e fejesës së mbesës së tyre, një udhëtim që duhej të ishte i gëzueshëm, por që përfundoi në tragjedi.
JOQ ALBANIA ka mësuar se në automjetin e aksidentuar udhëtonin nëntë persona dhe në mesin e të plagosurve është edhe vajza e çiftit të ndjerë, e cila aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë dhe nën kujdes intensiv.
Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjarët, por edhe komunitetin shqiptar në Gjermani dhe në Shqipëri. Përveç dhimbjes së humbjes së trefishtë, familja po përballet edhe me barrën e rëndë të organizimit të kthimit të trupave në atdhe, shpenzimeve të varrimit dhe trajtimit mjekësor të vajzës së plagosur.
Të afërmit dhe miqtë e familjes po kërkojnë mbështetje për të përballuar këtë moment të vështirë. Ata thonë se çdo kontribut është i rëndësishëm për të lehtësuar dhimbjen dhe barrën ekonomike që po përjetojnë, prandaj kushdo që ka mundësi dhe dëshirë të kontribuojë nëpërmjet GoFundMe.