Punëtorët e hekurudhave kanë shtyrë grevën e paralajmëruar për sot

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.05.2025, 14:13

Mosngritja e pagave tashmë e 15 vjet, dy herë radhazi ka shtyrë punëtorët e hekurudhave që të protestojnë.

Javën e kaluar ata ndaluan qarkullimin e trenit për një orë në shenjë pakënaqësie ndaj gjendjes aktuale ekonomiko-sociale.

Ata kishin paralajmëruar se nga 26 maji do të hynin në grevë, por ajo është shtyrë për javën e dytë të muajit të ardhshëm.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së hekurudhave “Trainkos”, Florim Gjyrevci.

“Ju njoftoj se greva e cila ishte planifikuar për sot (e hëne) është shtyrë për javën e dytë të muajit të ardhshëm për arsye se jemi në bisedime me bordet dhe menaxhmentet tona. Për veprimet sindikale do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Gjyrevci.

Protestat e mëhershme janë mbështetur dhe nga “Infrakos”. Kryetari i Sindikatës së “Infrakos”, Hysen Nikçi, pati deklaruar se kërkesa e vetme është rritja e pagave.

Madje “Trainkos” përmes një letre më 29 prill i ishte drejtuar Ministrisë së Ekonomisë ku e kishte paralajmëruar për veprimet e tyre sindikale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit