Shqipëria në mesin e 10 vendeve me rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.05.2025, 14:48

Shqipëria renditet ndër 10 vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë në periudhën 2015–mars 2025, sipas të dhënave të Eurostat të bazuara në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

Kështu sipas këtyre të dhënave, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri janë rritur me 67% nga viti 2015 deri në mars të vitit 2025, shumë më lart se mesatarja e Bashkimit Europian. Indeksi i Shqipërisë ka arritur në 167 pikë (ku viti 2015 merret si bazë me 100), duke reflektuar një nga ritmet më të larta të inflacionit ushqimor në kontinent.

Në këtë renditje, Shqipëria lë pas shumicën e vendeve të rajonit dhe të BE-së, duke përjashtuar shtete me situata të jashtëzakonshme inflacioni: Turqinë dhe Hungarinë. Në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian, rritja e çmimeve në Shqipëri është 14% më e lartë, duke treguar për një tendencë të theksuar të rritjes së kostove të jetesës.

Brenda Ballkanit, Shqipëria mban një nga nivelet më të larta të inflacionit të ushqimeve, duke përjashtuar vetëm Serbinë.

Ekspertët shprehen se kjo rritje ndikon drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve dhe rrezikon të ngadalësojë procesin e konvergjencës me standardet e jetesës në BE. Ushqimet dhe produktet bazë po bëhen gjithnjë e më pak të përballueshme për familjet me të ardhura të ulëta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit